Si te Organizoni Nje Baby Shower Per Mikeshen tuaj

 

 

Pershendetje miq te EBEL ROSE,

Sot ne Blogun tone do ndaj me ju disa ide se si mund te organizoni nje Baby Shower te paharrueshme per mikeshen tuaj te zemres qe eshte ne pritjen e saj te embel. Para disa ditesh pata rastin te organizoj nje Baby Shower se bashku me disa mike te tjera Lira, Ridi & Jeni, per mikeshen tone Marina qe eshte ne pritje te femijes se saj te pare, nje vajze! 

Ngjyrat dhe tematika e festes

Si fillim ne pyetem Marinen se cilat do ishin ngjyrat e preferuara qe do donte te mbizoteronin ne festen e saj dhe cfare teme do donte te kishte. Zakonisht nenat zgjedhin ngjyrat qe do mbizoterojne edhe ne dhomen e bebit si ngjyra per festen. Ngjyrat qe ajo preferonte ishin Roza e lehte, Gold, e Bardha dhe pak Gri. Keshtu qe me keto ngjyra ne mendje ne filluam te perzgjidhnim dekorimet e festes. Une kisha si detyre qe te merresha me dekorimet, nderkohe qe miket e tjera u moren me perzgjedhjen e ushqimit dhe lojrave qe do ishin pjese e festes. Dekori qe perzgjodha ishte me ngjyra shume te embla dhe detaja femerore. Nje nga detajet e mia te preferuara nga festa ishin, lulet e medhaja ne qender te tavolines, tullumbaci gjigand Roze, si dhe pipat prej kartoni me dizenjo shume moderne.

Dhurata Falenderimi

Ideja e Baby Shower eshte qe Mami e ardhshme te kete nje kohe te bukur me mikeshat e zemres per te festuar pritjen e saj te embel, por njekohesisht eshte edhe dita kur shoqeria dhe familja mund t’i bej sa me shume dhurata per bebin! Nje ide qe une pata eshte qe cdo mikeshe e ftuar te marri nje trendafil perpara se te largohet nga festa si nje shenje falenderimi qe ishin pjese e festes. 

Menuja Festes

Ne perzgjodhem ushqime te thjeshta, por qe me pak fantazi i shtojne shume shije dhe bukuri tavolines qendrore. Si psh nje pjatance me fruta te dekoruara ne forme bebi. Kjo ishte ide e mikesheve te mia dhe eshte super e lezetshme sic mund ta shihni edhe ne fotot me poshte. Apo nje tas me kokoshka me karamel, me shenjen “Ready to Pop”? Duke mos harruar Cupcaket Roze qe plotesuan tavolinen aq bukur. 

Lojrat e Festes

Eshte ide e mire qe pervec ushqimit te mire, te pergatisni edhe disa lojra argetuese per festen. Disa nga lojrat qe ne kishim ishin “Kush e njeh me mire Mamin e ardhshem?” “Cfare produktesh per bebin ka brenda cantave?” etj etj. E ftuara qe fitonte lojen, merrte nje dhurate te vogel simbolike. 

Hapja e dhuratave

Hapja e dhuratave eshte gjithmone nje moment emocionues per nenen e ardhshme. Eshte ide e mire qe nje nga miket qe ka organizuar festen te mbaj shenim dhuratat me emrat perkates te personit qe e ka dhuruar, ne kete menyre mami e ardhshem pasi festa te mbaroj do mund te mbaj mend se cfare i ka dhuruar secila mikeshe. 

 PS: Marina ka veshur fustanin ‘Miss Lilies’ nga EBEL ROSE, ideal per Baby Shower dhe foto Shtatzanie

 

 

Faleminderit qe vizituat Blogun tone! Na lini komentet tuaj nese ju ka pelqyer ky postim!

 

 

21 thoughts on “Si te Organizoni Nje Baby Shower Per Mikeshen tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *